MENU
klinika

“Rregullat e infektimit” - matematika e epidemisë

“Nëse keni parë një pandemi … keni parë një pandemi”

27.03.2020 - 16:10

         Modeluesit kanë një thënie: “Nëse keni parë një pandemi … keni parë një pandemi”.  E kini vënë  re? Ishte një moment kur diçka u spostua dhe të gjitha temat e bisedës përveç Covid-19 filluan të tingëllojnë të parëndësishme. Gjërat me siguri do të zhvendosen përsëri, pasi njerëzit e kuptojnë që vetizolimi mund të zgjasë dhe shpëtimi bëhet qëllimi ynë kolektiv, por tani për tani “Rregullat e infektimit” të Adam Kucharski është libri që do dëshironit të shtinit në dorë. Aspak – duke pasur parasysh që pandemia e tanishme është gjithnjë në ngjitje – për nëntitullin e saj: Përse përhapen përse ndalojnë gjithçka./Konica.al

Kucharski, një epidemiolog në London School of Hygiene and Tropical Medicine, tregon historinë e ngjizjes matematikore të sëmundjes ngjitëse, për të cilën kemi dëgjuar kaq shumë kohët e fundit. Heroi i librit është Ronald Ros, mjeku britanik i cili në fund të shekullit XIX, zbuloi se mushkonjat përhapnin malarien dhe u shpërblye me çmimin “Nobel” në vitin 1902, në fiziologji ose mjekësi.

Rossnuk ishte i pari që përshkroi një epidemi në mënyrë matematikore, por ishte i pari që e bëri këtë kaq të armatosur me një arsyetim të plotë të proceseve biologjike dhe sociale që i japin formë, dhe kjo përbënte gjithë ndryshimin. Duke pasur parasysh që të tjerët e kishin hedhur shikimin pas, duke vëzhguar sesi epidemitë shtriheshin me kalimin e kohës, ai shikonte përpara, duke bërë profeci për kursin e një shpërthimi dhe se si ndërhyrjet e ndryshme mund ta godasin atë. Idetë e tij formojnë bazën e modelimit modern të sëmundjes dhe strategjive të qeverive tona për të luftuar Covid-19. Falë Rosit kemi konceptin e imunitetit të turmës – shpresëdhënëse sepse nënkupton që jo çdo mushkonjë duhet të shtypet, jo çdo person duhet të vaksinohet që një popullatë të mbrohet nga një sëmundje.

Epidemi është fjalë greke, që do të thotë “në popull” dhe derisa Hipokrati kërkoi që t’i referohej ekskluzivisht përhapjes së një sëmundjeje, grekët e zbatuan atë në çdo gjë që filtronte përmes një popullate – nga tymnaja e thashethemeve deri në luftë civile. Ajo që bie në sy në historinë e Kucharski është fakti, sesi i vërtitemi pas në botëkuptimin para-Hipokratit. Rosi dhe matematikanja Hilda Hudson ngjallën diskutim, kur shpalosën idetë e tyre për përhapjen e sëmundjes në përgjithësimin “teori e ngjarjeve”, veçse ata dalluan midis ngjarjeve “të varura” të tilla, si një sëmundje ngjitëse dhe ngjarjeve të “pavarura”, që nuk mund të kalohen nga një person në tjetrin. Në kategorinë e fundit ata vendosën aksidente, divorc dhe sëmundje kronike – lloji që vret shumicën prej nesh./Konica.al

Një shekull më pas, idetë kanë ndryshuar. Opinioni aktual është se shumë nga gjërat që Hudson dhe Ros mund t’i konsideronin të pavarura – mbipesha, duhanpirja, madje edhe vetmia – janë ngjitëse gjithashtu. Flasim për rritjen financiare dhe epidemitë e krimit të thikës, ndërkohë që shëndeti publik po zbaton metoda të ndryshme për t’i frenuar këto probleme që në syth, ose të paktën të ngadalësojnë përhapjen e tyre. Mos harroni, kur Glasgow kishte reputacionin përbuzës si kryeqyteti vrasës i Evropës, i njohur për nënshkrimin e tij “Glasgow buzëqesh”? Atëherë, në 2005-ën, u ngrit Njësia e Reduktimit të Dhunës e modeluar në projekte të ngjashme në SHBA dhe shkalla e vrasjeve të qytetit u reduktua në dy të tretat. Në shekullin XXI të gjithë janë përditësuar me programin, përfshirë tregtarët, qëllimi i të cilëve është të përmirësojnë transmetimin e një ideje ose një meme aq sa munden. Ashtu si modeluesit e Covid-19 ata ndërtojnë strategji të përreth numrit të rigjenerimit R-masa klasike e transmetueshmërisë së një ndodhie. […]

Modeluesit kanë një thënie: “Nëse keni parë një pandemi …keni parë një pandemi”. Covid-19 nuk vepron si grip, i cili nuk vepron si ebola. “Rregullat e infektimit” u referohet atyre çfarë janë të zakonshme për të gjitha pandemitë: nga sfida e akullit tek bitcoin, apo sëmundjet infektive – më saktë, për çfarë kanë të veçantë secila prej tyre. Modeluesit e harxhuan shekullin e kaluar, duke i përligjur këto rregulla, ndërsa tani konkluzionet e tyre po i paraqiten themelueses së të gjitha provave. Libri shpjegon se si arritën tek ata, si dhe tregojnë sepse ajo që bën secili prej nesh, në vijim do të bëjë një ndryshim. Ende mund të ketë shumë pasiguri rreth Covid-19, por një gjë është e qartë: për Kucharski-n dhe miqtë e tij modelues, do të jetë një studim më shumë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!