MENU
klinika

Flet kreu i UEFA-s, Ceferin

“Nëse nuk luhet futboll, Europa dhe bota ka ndaluar”

28.03.2020 - 15:30

Skenarë të ndryshëm janë paraqitur deri më tani për mbylljen e ligave apo të kompeticioneve europiane. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur në lidhje me situatën që ka prekur të gjithë botën e futbollit. Ai ka lëshuar alarmin se ndoshta sezoni është mbyllur dhe nuk mund të ketë kthim, por kërkesa e tij është për qetësi.

“Në këtë moment që po flasim nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti dhe dalja nga kjo krizë. Sigurisht, ndalimi i futbollit do të thotë se Europa dhe bota ka ndaluar. Ne nuk e dimë se kur do të mbarojë kjo pandemi, por ne kemi planin A, B dhe C.

Ne jemi në kontakt me drejtuesit e kampionateve dhe po punojmë të gjithë së bashku. Ne duhet të presim, ashtu si sektorët e tjerë. Ne mund të rinisim sërish në mes të majit, ose në mes të qershorit, ose në fund të qershorit.

Nëse nuk ndodh kështu, me shumë mundësi sezoni mund të konsiderohet i humbur. Ne do të shohim zgjidhjen më të mirë për të gjithë. Është e vështirë të mendosh të gjitha ndeshjet pa tifozë, por tani ne nuk e dimë nëse do të rinisim ndopak”, – u shpreh Ceferin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionatet mund të rinisin në qershor

Skenari i ri, sezoni mund të mbyllet në mes të gushtit