MENU
klinika

Kampionatet mund të rinisin në qershor

Skenari i ri, sezoni mund të mbyllet në mes të gushtit

26.03.2020 - 15:21

UEFA duket se ka një tjetër skenar nëse kampionatet në Europë nuk rinisin në maj. Për institucionin e futbollit evropian, rëndësi ka që të përfundohen kampionatet, pastaj Champions League dhe Europa League.

Ideja e Nionit, selia e UEFA-s në Zvicër, flet për një rillim jo përpara qershorit dhe për këtë motiv mund të arrihet deri në mesin e gushtit. Hipoteza ku mund të punohet ka të bëjë me ndeshjet ditën e diel dhe kupat në mesjavë, ndërsa tjetra mbyllja e sezonit.

Në mes të korrikut mund të mbyllen shumica për të vazhduar më pas vetëm me dy kupat europiane. Sot pritet një tjetër mbledhje e rëndësishme për të shkëmbyer mendime dhe ide. Do të diskutohen të gjitha temat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimet dhe mosmarrëveshjet

UEFA me plan B, në Serie A: Të mos luhet më!