12.03.2020 - 10:13
Qeveria merr një tjetër masë kufizuese për të parandaluar koronavirusin. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur këtë mëngjes se nga sot në mesditë, nuk ka më transport urban në Tiranë dhe po ashtu as në qytetin e Durrësit.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se po bëhet gati transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët të cilët janë të detyruar të lëvizin për t’i shërbyer qytetarëve në këtë situatë që Shqipëria po kalon me prekjen nga COVID-19. “Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe në Durrës. Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”, thotë Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Veliaj firmos vendimin
Nga nesër ndërpritet transporti publik në Tiranë dhe linjat me Kamzën e Vorën
Të vendosur në 8 qytetet kryesore
Pika kontrolli për parandalimin e lëvizjes së personave
Italia mbyll të gjitha aktivitetet tregtare