MENU
klinika

Bundesliga, java 25

Ngec Leipzig, Dortmund merr vendin e dytë

07.03.2020 - 20:35

Borussia Dortmund ka mposhtur një rival direkt si Monchegladbach 2-1 në fushën e këtij të fundit dhe duke përfituar edhe nga ndalesa 0-0 e Leipzig në fushën Wolfsburg, verdhezinjtë marrin vendin e dytë, duke i bërë presion Bayern-it.

Tetë minuta u janë dashur verdhezinjve për të kaluar në avantazh me një gol të mrekullueshëm të Thorgan Hazard. Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 50-të me Stindl, por skuadra e Favre është kthyer në avantazh me një gol të Achraf Hakimi-t, mbrojtësi 21-vjeçar i krahut i huazuar për dy vitet e ardhshme nga Real Madrid.

Kjo i fitore i ka lejuar verdhezinjtë të parakalojnë Leipzig-un në renditje dhe të ngjitën në vendin e dytë, duke shkuar vetëm një pikë larg Bayern Munich, që do të presë nesër në shtëpi ekipin e Augsburg-ut.