MENU
klinika

Të mbuluara nga koka te këmbët

Njihuni me dy infermieret e reanimacionit që po luftojnë kundër COVID-19

30.03.2020 - 16:52

Infermierët bashkë me mjekët janë në vijën e parë të frontit të rrezikut në ndihmë të të prekurve nga COVID-19.

Manastirliu së fundmi ka publikuar foton e dy infermiereve të Spitalit të Infektivit Mbarime Gjana dhe Majlinda Pemati.

Ajo është shprehur se ato po bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

“Infermierët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përballjen me COVID-19.
Infermierët që shihni në foto janë kryeinfermiere të reanimacionit Mbarime Gjana dhe infermiere Majlinda Pemati, që së bashku me të gjithë ekipin në spitalit infektiv, po luftojnë çdo ditë me këtë virus tinzar në shërbim të pacientëve
”, ka shkruar ministrja.