MENU
klinika

Aktorja e njohur mesazh nga karantina

“Nuk e dija që pas frigoriferit kishte aq shumë pluhur”

15.03.2020 - 11:41

Aktorja Olta Daku ndan me miqtë e saj virtualë në “Facebook” momentet nga vetëkarantimi.

Me një video-mesazh, aktorja tregon me nota humori si po e kalon karantinimin, ku tregon se këto ditë i kanë shërbyer për të larë pllakat, kokën apo për të zbuluar pluhurin pas frigoriferit.

  • Mesazhi i aktores Daku:

Unë po kaloj mirë në këtë karavirus, karakurvë, karantinë. Ditët kalojnë shpejt, orët vrapojnë, cdo gjë vrapon shumë shpejt, shumë bukur. Pllakat e dyshemesë nuk po e marrin veten, thonë ‘cka kjo e cmendura që po na lanë cdo ditë’. Të rrish në shtëpi ka ato bukuritë e veta, misteret e veta. Psh. për mua ishte mister që pas frigoriferit kishte aq shumë pluhur, sinqerisht nuk e dija dhe ky është një stimul për mua për ditën e re që do të vijë nesër. U qenka djegur dhe ai poçi aty.

S’ka gjë se nuk e blej dot. Edhe flokët nuk i kam më të krehur, por i kam të larë. Kisha dy balsam në shtëpi, dola me maskë e doreza për të blerë dy shampoo. Shkoj i blej dhe kthehem në shtëpi, kur kuptoj që isha bërë me katër balsam. Nga baniku, jo rri një metër larg, jo mos merr frymë, mos u kollit, kisha blerë dy balsam. Dola dje sërish e maskuar dhe bleva një shampoo e lava kokën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ju lutem na nisni veshjen speciale, vlejnë shumë më pak..."

“Thirrje Urgjencës që sistemi mos të bjerë”, mjeku i QSUT futet në karantinë

Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”