MENU
klinika

Shtyhet në Majin e 2021-it

Nuk ka Eurovizion! A do prezantohemi sërish me Arilenën?

31.03.2020 - 11:41

Arilena Ara duhej të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, por situata me koronavirusin bëri që organizatorët të shtyjnë mbajtjen e festivalit në Rotterdam, që ishte parashikuar në maj.

Festivali do të mbahet në të njëjtin vend, një vit më pas, por ende nuk dihet nëse këngët e këtij viti do të këndohen në 2021 apo do të zgjidhen të tjera. Për këtë ka folur menaxheri i këngëtares shqiptare, Popi Kola në një lidhje Skype për emisionin “Rreze Dielli”.

Ai tregoi fillimisht se si e përjetuan lajmin e anulimit të festivalit, të cilin e mësuan nga televizori.

“’Fall from the sky’ Ishte një nga projektet më të rendësishme të Arilenës. Parë nga të gjitha opsionet, për një ‘Eurovision’ pa publik apo për ta shtyrë atë, ‘Eurovision’-i do ishte gjëja e fundit që njerëzit do mendonin në këtë situatë kur koronavirusi po merr edhe jetë njerëzish. Nuk kishte mënyrë më të mirë. Në art nuk duhet të jesh gjysmak, por i plotë, ose duhet të ishte tamam, ose mos të bëhej fare.” shprehet menaxheri i këngëtares.

kolana e librave

I pyetur se nëse do kërkohej që edhe vitin tjetër të prezantoheshin me këngën e Arilena Arës, ai shprehet se nuk ka asgjë zyrtare, pasi ka një sërë procedurash që RTSH duhet të ndjekë dhe është ende herët që të flitet për këtë gjë.

Ky lajm nuk i ka tronditur aspak këngëtaren dhe menaxherin sipas të cilit, shëndeti dhe jeta janë gjërat kryesore për të cilat duhet të mendojmë në këtë situatë.

“E morëm vesh nga portalet dhe gazetarët, ndërkohë që në anë zyrtare erdhi pak minuta më vonë. Nuk e kemi marrë si një lajm që çfarë ndodhi, duke patur parasysh situatën e krijuar, kur po numërohen edhe viktima. ‘Eurovision’ ishte një nga gjërat që duhej anuluar’, përfundon Popi Kola

U njohëm për Krishlindje, di edhe kur është zënë fëmija

Olta Gixhari rrëfen historinë e dashurisë dhe shtatzaninë

Kallëzon në polici 28-vjeçarin

Luana Vjollca sërish probleme me fansat

Mbajti të mbërthyer për vite me radhë shqiptarët pas ekranit

Seriali i njohur bën hapin e madh drejt një epoke të re