21.03.2020 - 09:00
Një recetë e pazakontë dhe e shijshme, një mënyrë e mirë e mirë për të përdorur perimet që keni në frigorifer në mënyrë të thjeshtë e të shijshme. Me ndihmën e salcës së ëmbël, orizi basmat me perime do të fitojë një shije ekzotike që do të bëjë për vete gjithë familjen. Le të shohim së bashku si përgatitet:
- 250 gr oriz basmati
- 2 lugë kafeje shafran Indie
- 1 qepë
- 2 kungulleshka
- 2 karota
- 200 gr lulelakër
- 200 gr kërpudha shampinjon
- 100 gr lakër kale
- 100 gr arra amerikane cashews
- 2 lugë fara susami
- 2 lugë vaj ulliri e.v
Për salcën:
- 1 lugë gjelle uthull orizi
- 2 lugë sheqer
- 3 lugë gjelle salcë soje
Përgatitja:
- Në një tenxhere zieni orizin me ujë të bollshëm, shtojini kripë dhe kullojeni
- Më pas bashkojeni orizin me shafran Indie, fara susami dhe vaj ulliri e.v.
- Lani dhe prisni perimet formë ‘julienne’.
- Në një tigan të madh skuqni qepën e prerë në shirita së bashku me vajin.
- Skuqni në zjarr të latë për 5 minuta të gjitha perimet e kërpudhat.
- Pas kësaj kohe shtoni salcën e ëmbël dhe vazhdoni gatimin në zjarr të ulët.
- Piqni pak arrat cashews dhe shtojuani perimeve.
- Pasi perimet të jenë gati, shërbejini në tryezë me orizin basmat.