Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë, më 18 mars 1949, bënë të njohur planet e përbashkëta për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior ose NATO.
Aleatët thanë, se qëllimi i tyre ishte ruajtja e paqes dhe e sigurisë. Ata ranë dakord, sulmi i armatosur kundër cilitdo prej anëtarëve të Aleancës, do të konsiderohej si sulm kundër të gjithëve.
Nga ana tjetër. kundërshtarët e kësaj ideje thoshin se traktati do ta kthente Evropën në një kamp të armatosur, që mund të ndizte konfliktin e armatosur me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij evropiano-lindorë.
Një nga kryearkitektët e Aleancës së Atlantikut, sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson, iu përgjigj këtyre ankesave. duke deklaruar se vetëm me anë të forcës ushtarake, aleatët perëndimorë mund të ruanin paqen.