MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pasta me djathë, mish derri dhe lulelakër

16.03.2020 - 15:35

Koha e përgatitjes: 1 ore

Koha e gatimit: 40 minuta

Receta për: 6 persona
Është një pjatë e parë që vjen nga tradita e kulinarisë italiane dhe ka me bollëk djathë kaçkavall ose pekorino. Djathi është përbërësi kryesor i kësaj pjate ftuese dhe të shijshme. Mund të përdorni pasta si bucatini ose maccheroncini.

INGREDIENTËT

  • 500 gr pasta
  • 100 gr djathë pekorino
  • 200 gr tul derri
  • 500 gr tul domatesh
  • 1 lulelakër
  • Vaj ulliri e.v
  • 2 thelpinj hudhër
  • 20 gr fara finoku
  • 50 gr stika pishe
  • Gjysmë gote verë e kuqe
  • Kripë
  • Piper

UDHËZIMET

  1. Pastroni lulelakrën, ndajeni në copa dhe gatuajeni në avull derisa të zbutet. Skuqni dy thelpinj hudhre në një tigan të madh me pak vaj. Shtoni 200 gr mish derri të grirë, skuqeni, shuajeni me verën e bardhë, shtoni tulin e domateve, pak kripë e piper dhe lërini në zjarr të mesëm për 15 minuta.
  2. Shtoni copat e lulelakrës, mbulojeni tiganin me kapak dhe vazhdoni gatimin për 10 minuta. Zieni pastat në një tenxhere të madhe dhe kullojini kur të jenë al dente.
  3. Shtojini më pas në tiganin me përbërësit e tjerë, shtoni farat e pishës, farat e finokut dhe djathin pekorino duke i përzier për disa minuta me kujdes.