19.03.2020 - 15:18
Receta për: 4 persona
Një mënyrë shumë e veçantë e shijimit të makaronave tuaja të preferuara!
INGREDIENTËT
- 1 pako pasta (modeli sipas dëshirës)
- 1 filxhanë me bizele
- 1 fetë salmoni e prerë në kubik të vegjël
- 4-5 feta limoni
- 1 filxhan me misra të ëmbël
- Për salcën: 2 lugë gjelle lëng limoni
- Lëkura e 1 limoni
- 2 lugë gjelle shurup panje
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle salcë mustardë
- 2 thelpi hudhra
- Pak kripë, piper për shije
- Majdanoz i freskët
UDHËZIMET
- Filloni duke përgatitur salcën. Në një tas kombinoni të gjithë përbërësit e saj dhe i përzieni mirë.
- Në një tenxhere me ujë e kripë zieni pastat me metodën e zakonshme.
- Më pas i kulloni dhe i kaloni në një enë të madhe. Sipër i shtoni salcën dhe i përzieni të gjitha bashkë.
- Tani shtoni bizelet e ziera paraprakisht, salmonin, kripë, piper dhe i përzieni sërish.
- Sipër i shtoni fetat e limonit dhe shijojini!