Me tone të ashpra në seancë plenare, deputetja Rudina Hajdari ka kritikuar klasën politike, të cilët i etiketoi si pazarxhinj të vjetër të politikës që punojnë vetëm për interesa të tyre. Hajdari tha se sa herë vendi është në prag të integrimit europian, ky grup politikanësh orkestrojnë krizën e radhës, për të mbajtur peng këtë proces.
“Unë mendoj se në Këshillin Kombëtar të Integrimit, politikanët duhet më shumë të degjojnë dhe të marrin mend nga sygjerimet e shoqerisë. Në këtë drejtim duke marr shkas nga raporti vjetor, mendoj se ky këshill duhet të jetë më pak burokratik e më cilësor. Roli i Këshillit të Integrimit Europian, bëhet më i rëndësishëm nëse brenda samitit të Zagrebit hapen negociatat, ndaj edhe parlamenti duhet te ushtrojë një rol më mbikëqyrës. E vërteta është ndryshe. Cfarë ndodh sot? Pazarxhijntë e politikës sonë orkestrojnë krizën e radhës. Duke na turpëruar para partnerëve ndërkombëtarë. Luajnë ping pong me fatin tonë, që të mbrojnë interesat e tyre personale, që të mbrojnë veten e tyre..
Nëse duam të kuptojmë cfarë duam nga integrimi, duhet t’i drejtohemi të rinjve. Ata duan punësim shpresë mirëqënie, por kjo nuk po ndodh. Nuk mund të ndodhë nëse nuk bashkohemi për të ndëshkuar krimin politik, korrupsionin, të ndëshkojmë këta njerëz që mbajnë peng integrimin. Duhet të kërkojmë largimin e tyre dhe t’i hapim rrugë vetes. Ajo që po bën sot politika i tejkalon përmasat e një krimi kombëtar. Ata e dinë mirë që reformat prekin interesat e tyre, personale, financiare. Reformat madhore, trondit këta politika, këto makineri politike të ndryshkur e të kalbur që rëndon mbi kokat e shqiptarëve.
Jam munduar të jem e angazhuar me të gjitha palët. për të ndërtuar bazat e shëndosha të një shoqërie me baza të shëndosha. Është një proces madhor për rininë, për vendin. Pritshmëritë e shqiptarëve sot janë shumë të larta, ne duhet të jemi më të përgjegjshëm ndaj tyre. Kupa po mbushet, shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës kjo sjellje, ndaj përgjegjësitë tona duhet të jenë më të larta. Duhet t’i kthehjmë shpresën të rinjve. Është detyra jonë të largojmë pazarxhinjtë e politikës. Sepse në të kundërt këta do na sulmojnë, por ne nuk dorëzohemi, do luftojmë për një Shqipërinë më pranë Evropës.” u shpreh Hajdari.