MENU
klinika

"Receta e mamit"

Penne kremoze me karkaleca

18.03.2020 - 16:46

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 4 persona
Sa të mira që janë. Do i haja në pafundësi!

INGREDIENTËT

  • 1 pako penne
  • 400 gram karkaleca të pastruar dhe të qëruar
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3-4 thelpi hudhra të grimcuara
  • Kripë, piper për shije
  • ½ tufë spinaq
  • 1 ½ gotë qumësht i skremuar
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • 1 lugë gjelle borzilok i grimcuar
  • 6-7 pomodorini të ndara përgjysmë

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë si zakonisht makaronat.
  2. Ndërkohë në një tigan në nxehtësi mesatare skuqni hudhrat me vajin e ullirit.
  3. Shtoni karkalecat, domatet, borzilokun, pak kripë dhe piper.
  4. I lini për 5 minuta dhe më pas i lini mënjanë.
  5. Në të njëjtin tigan shtoni miellin me qumështin dhe e trazoni vazhdimisht në mënyrë që të mos krijohen kokrriza. I shtoni kripë dhe piper.
  6. I shtoni spinaqin dhe e lini në zjarr edhe për 2 minuta të tjera.
  7. Tani shtoni pastat, karkalecat dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë.
  8. Shërbejeni të ngrohtë nëpër pjata dhe shijojeni!