MENU
klinika

Të infektuar me Koronavirus

Përkeqësohet gjendja, babai dhe vajza transportohen në Tiranë

17.03.2020 - 10:07

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të një familje në Demenas të Fierit të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre. Mësohet se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulancë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Gruaja, e infektuara e tretë me COVID 19 vijon të qendrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qëndrueshme shëndetësore deri më tani.

Ndërkohë pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitarë të këtij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditësh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61 vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kish qenë në Itali, ku dhe mund të jetë infektuar.

Për të menaxhuar rastet spitali i Fierit u bëri thurrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në Urgjencë, Pediatri dhe Maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur paraqiten në këto mjedise dhe të deklarojnë itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur do të testohet tek njerëzit?

Zbulohet në Holandë ilaçi që mund koronavirusin

“Po zgjerojmë hartën e personave që po testohen”

Silva Bino: 60% e rasteve të dyshuar me koronavirus, nga Tirana