MENU
klinika

Revolucioni

Pesë rregullat që pritet të ndryshohen në futboll

07.03.2020 - 13:44

Loja e futbollit pritet të pësojë revolucion sa u përket rregullave të futbollit. Faza e parë eksperimentale duhet të aplikohet te të rinjtë, për t’u implementuar pastaj në kampionatet dhe kupat e amatorëve, në garat kombëtare, deri në përfundimin e revolucionit në të gjitha nivelet.

REVOLUCIONI NË PESË PIKA

1.Rivënia e topit nga vija (linja) anësore duhet të bëhet me këmbë e jo me duar, sikurse ndodh tani (e ngjashme me Futsal). Nuk është e qartë nëse zgjedhja midis përdorimit të duarve, ose këmbëve është opsionale, çka në fakt do ta shndërronte rivënien anësore në goditje të lirë.

2.Për goditjen e lirë dypasimshe, lojtari lihet i lirë të driblojë, ose të gjuajë pa patur nevojë t’ia kalojë topin shokut të skuadrës.

3.Ndryshimi i tretë ka të bëjë me kartonët e rezervuar për masa disiplinore gjatë lojës: pas kartonit të parë të verdhë, lojtari që kryen një faull të ri, të denjë për një karton tjetër të verdhë, mund të hiqet përkohësisht nga fusha për 2, 5, ose 10 minuta, për të shmangur dënimin automatik me karton të kuq (tani është kështu, pas ndeshkimit të dyshtë të verdhë).

4.Koha e ndeshjes duhet të jetë po aq efektive sa në basketboll dhe hokej mbi akull, me ndalimin e kronometrit gjatë ndalesave të ndryshme të lojës.

5.Zëvendësimet e lojtarëve gjatë ndeshjes mund të jenë të pakuzuara, me një stol të gjatë, sipas dëshirës së trajnerit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Testet në Botërorin e Klubeve

Tre ndryshime në rregulloren e futbollit


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin