MENU
klinika

Testet në Botërorin e Klubeve

Tre ndryshime në rregulloren e futbollit

19.12.2018 - 11:53

Botërori i Klubeve është gjithmonë një garë interesante për t’u shikuar, edhe për faktin se shpesh testohen ndryshimet në rregullore të futbollit. Edhe këtë vit kjo garë ka mësuar disa ndryshime në rregullat e referimit.

Ndryshimi që bie më së shumti në sy këtë sezon është ai sa i përket rregullës që i ndalon lojtarët kundërshtarë të tentojnë ta marrin topin kur portieri është duke e filluar ndeshjen.

Sipas këtij rregulli, asnjë futbollist nuk mund ta prekë topin brenda zonës 16-metërshit, përderisa portieri është duke e rifilluar lojën. Por, ky rregull do të ndryshojë.

Lojtarët do të duhet ende të jenë jashtë zonës kur portieri e gjuan topin, por pastaj ata kanë të drejtë të lëvizin përpara dhe të tentojnë ta fitojnë topin, duke i dhënë kështu fund një prej rregullave më të pakuptimta në futboll.

Ndryshimi i dytë ka të bëjë kur lojtarët të zëvendësohen. Ata nuk janë të detyruar të kthehen në vijën e mesit të fushës, por do të largohen nga fusha në pikën më afërt. Ky rregull është ndryshuar për t’i zvogëluar sa më shumë kohën e humbur gjatë ndeshjes.

Sa i përket disiplinës, lojtarët të cilët ndëshkohen me karton të kuq, do të mungojnë në ndeshjen e radhës të skuadrës së tyre, pa marrë parasysh se në çfarë gare zhvillohet ajo ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në fazën me eliminim direkt

Rregulli i ri futet edhe në Champions League