MENU
klinika

Takimi i Këshillit të Ministrave për shëndetin

“Po bëjmë gjithçka për menaxhimin e COVID-19”

07.03.2020 - 08:54

Takimi i Këshillit të Ministrave për shëndetin paneuropian, po zhvillohet në një kohë kritike përsa i përket përpjekjeve për të adresuar sfidën ndaj COVIC-19, deklaroi eurokomisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides.

‘’Ne do të shikojmë përgatitjen e përgjigjes së shteteve anëtare për nevojat e tyre dhe për solidaritet’’, shtoi ajo.

Komisionerët Europianë, Kyriakides (Shëndetësia) dhe Janez Lenarcic (Menaxhimi i Krizave), po ndjekin me vëmendje ecurinë e epidemisë, ku u bëjnë thirrje shteteve të marrin masa për menaxhimin e COVID-19.

“Shprehim ngushëllimet tona për ata që preken nga koronavirusi dhe duam t’u sigurojmë se BE po bën përpjekjet maksimale për të kapërcyer këtë moment’’, përfundoi Kyriakades.