MENU
klinika

Gjenialiteti femëror!

Pse është ende fatkeqe Artemisia Gentileschi?

18.03.2020 - 12:25

Katër shekuj në pritje të drejtësisë, nuk janë pak. Por, piktorja e mohuar Artemisia Gentileschi, ende pret. Çfarë loje e tmerrshme! Pasi u sulmua dhe u çnderua gjatë jetës, u harrua gjatë shekujve e më pas, u injorua nga snobët e artit… Artistja më e madhe, më revolucionarja para kohërave moderne, tani është viktimë kulturore e koronavirusit, sipas “The Guardian”./Konica.al 

Galeria Kombëtare në Londër, ka shtyrë ekspozitën “Artemisia”. Nuk kishte zgjidhje tjetër, për veprat që do të vinin nga Italia e mbyllur. Kjo është diçka e pakëndshme, për këdo që dëshiron të shohë tek ndreqet një gabim. Kjo ekspozitë, premtoi se do të bënte pikërisht këtë. Kohë më parë, gjatë verës së kaluar, e takova kuratoren vizionare Letizia Treves, për të zbuluar se çfarë planifikonte të përfshinte. U emocionova nga ajo që dëgjova.

Ekspozita do të përfshinte veprën e saj të mrekullueshme nga adoleshenca, “Suzana dhe pleqtë”, që e realizoi më 1610-ën, në moshë 17-vjeçare. Është realizuar mirë – i ati mburrej me saktësinë dhe se ajo tashmë, mund të tejkalonte profesionistët e gjinisë tjetër – megjithëse është pikturuar një makth. Të dy pleqtë, nuk e spiunojnë nga distanca Suzanën e zhveshur, në këtë skenë të ndriçuar me shkëlqim që ka arealen e De Chiricos. Ata zvarriten drejt saj; nuk i japin ndonjë hapësirë, për të marrë frymë.

Kjo vepër pasqyron përvojën e vetë artistes, që u abuzua nga dy burra. Më 1612, babai i saj Orazio Gentileschi, ngriti akuzë kundër piktorit Agostino Tassi, për përdhunimin e së bijës. Ishte një çështje gjyqësore në të cilën emri i Artemisia-s u nxi nga Tassi dhe dëshmitarët e tij mbrojtës, për çka iu nënshtrua torturave. Galeria Kombëtare planifikoi të përfshijë transkriptimin origjinal nga arkivat e Romës.

Më tronditi interpretimi i dokumentit, për një biografi të re të Artemisia Gentileschit. Tassi pretendoi se ishte mësuesi i saj i artit, por e vërteta ishte shumë më e rëndë. Në një situatë të ngjashme me atë që ajo e tregon te “Suzana dhe pleqtë”, Tassi dhe një zyrtar papal i quajtur Cosimo Quorli, e ngacmuan dhe i bënin me muaj presion. Ky ishte një komplot kundër një gruaje të re, që vepronte në zemër të Romës së papëve.

Ekspozita e Galerisë Kombëtare duhej ta shfaqte saktë këtë. Aty duhej të shfaqej piktura që besoj, se u krijua në kulmin e këtyre ngjarjeve: “Judita pret kokën e Holofernesit”, që do të huazohej nga Muzeu Capodimonte në Napoli. Në të, Artemisia e çnderuar, pikturon një plan për vrasje. Dy gra të reja, sulmojnë një burrë. Por, si mund ta bëjnë? Me punë ekipore. Njëra ka hipur në shtrat për ta mbajtur, ndërkohë që tjetra – Judita ose më mirë Artemisia – ia këput kokën. Ai është i vetëdijshëm, por nuk mund të bëjë asgjë. Gjaku i derdhet anës shtratit.

Por, si ishte si artiste? Mendoj se të gjithë pajtohen për madhështinë e saj, pasi do ta shihnin këtë ekspozitë. Kjo do të përfshinte “Juditën dhe shërbëtoren e saj nga” nga Pallati Pitti në Firence, në të cilën dueti vrastar shikojnë me kujdes natën; pastaj nudoja e “Kleopatrës”; autoportretet e saj të zbuluara së fundi; dhe “Alegoria e pikturës” nga Koleksioni Mbretëror.

Fjala është, për një artiste të mallkuar. Artemisia Gentileschi duhej të luftonte ashpër për t’u njohur gjatë jetës së saj. Ajo i mbijetoi përdhunimit dhe mohimit. Letrat e saj të jashtëzakonshme për dashnorin, të gjetura në vitin 2011 dhe që duhej të shfaqeshin në këtë ekspozitë, zbulojnë se ajo gjithashtu e duroi një burrë të papunë, vdekjen e fëmijëve të saj, borxhin dhe prishjen me babanë e saj. Ajo u ndoq nga fat i keq: jo shumë kohë pasi gjete strehë të sigurt në oborrin anglez, patroni i saj Mbreti Charles I nisi luftën me Parlamentin, gjë për të cilën i pritet koka. Prerje kokash kudo që hidhte sytë. Duke ikur në Napoli, ndjeu erën e një revolucion tjetër të përgjakshëm. Ajo vdiq atje, me siguri më 1654 dhe nuk i gjendet varri.

Të shpresojmë se nuk do të pres edhe shumë…

Ashtu si Caravaggio, të cilin, ajo ndoshta e takoi kur ishte fëmijë, drita dhe errësira e të cilit e frymëzoi, ajo u harrua në shekujt XVIII dhe XIX. Të dy ata u rizbuluan nga historiani italian i artit, Roberto Longhi, gjatë shekullit XX. Gruaja e tij Anna Banti, e shkroi një roman të quajtur “Artemisia”, që është një klasik i neorealizmit. Por, teksa fama e Caravaggi-os u rrit, Artemisia mbeti në errësirë deri vonë.

Le të shpresojmë, se nuk do të presë edhe shumë…

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…