MENU
klinika

"U tentua grusht shteti"

Kurti: S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh

25.03.2020 - 13:50

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot në Kuvend se javën që shkoi u tentua grusht-shteti. “Para një javë ka pasur një tentativë për grusht shteti por ne e kemi ndalur”- tha Kurti duke iu referuar propozimit të Presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, për të cilën tha se është tejet e rëndësishme që ajo nuk ndodhi.

“Për mua është shumë më e rëndësishme që të mos shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme, ku e bëjnë presidentin mbret si monarki feudalësh, se sa të m’i hiqni mua kompetencat. Unë nuk e derivoj as integritetin, as dinjitetin, as jetën dhe qenien time nga kjo karrige këtu. Fare. Nuk jam si kryeministrat e tjerë unë. Kjo karrige është në funksion të diçkaje tjeter. Sa të ketë popull gjallë do të ketë rezistencë ndaj të këqijave”.

kolana e librave

Kryeministri Albin Kurti tha se në prapavijë të gjithë kësaj situate politike të krijuar së fundmi fshihet marrëveshja për shkëmbimin e territorit. Kreu i Qeverisë deklaroi se sa është ai në krye të ekzekutivit nuk do të lejojë marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi i territoreve. Ai tha se nuk do të ketë marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë, as në të gjelbërtën e as në të kuqen.

“Për bindjen time motori i nxitimit për të patur një marrëveshjë përfundimtare me Serbinë nuk ka të bëjë fare as me ministrin e LDK që shkarkova dhe as me tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky pazar presidencial kërkon rrëzimin e qeverisë, por pazar me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet” – tha Albin Kurti.

Ky mocion është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që është partner i Lëvizjes Vetëvendosje në Qeveri.
Ngritja e mocionit erdhi pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Agim Veliu dhe siç është thënë mos heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kemi hyrë në dy javët kritike"

Kurti mesazh kosovarëve: S’ka vend për panik…

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 11:00

A do shkarkohet Albin Kurti si kryeministër?