MENU
klinika

"Receta e mamit"

Qofte të shijshme shtëpie me presh

17.03.2020 - 16:37

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
Përse ta hidhni preshin e mbetur kur mund të përgatisni disa qofte të shijshëm shtëpie?

INGREDIENTËT

  • 300 gram misra të zier
  • 2 vezë
  • 3 lugë miell (2 misri dhe 1 miell 00)
  • 50 g parmigiano
  • Bishta preshi të grira
  • 3 fije pancetë
  • 6 patate të mesme
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

UDHËZIMET

  1. Në tigan kaurdisim pancetën sa të bëhet krokante, shtojmë preshin dhe vazhdojmë derisa të humbi lëngjet, shtojmë misrat e zier dhe e lëmë të ftohet.
  2. Pastrojmë patatet dhe grijmë me rende, i shtrydhim mirë nga lëngjet dhe i vendosim në tavë.
  3. Shtojmë preshin, vezët, djathin, miellin, kripën dhe piperin.
  4. Formojmë brumin dhe i ndajmë në forma, i vendosim në tavë me letër furre, i lyejmë pak me vaj ulliri dhe i pjekim për 30-40 min me temperaturë 180 gradë.