MENU
klinika

Kujdesi për të moshuarit e fëmijët me aftësi ndryshe

Rama: 123 punonjës janë vetëizoluar në qendrat sociale

17.03.2020 - 16:02

Kryeministri Edi Rama njofton në “Facebook” se për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer personave në nevojë.

Sipas kreut të qeverisë, “Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre”.

Mesazhi i Ramës:

? RRJETI I SHËRBIMIT SOCIAL PËR ATA QË JANË MË NË NEVOJË DHE PËR TË NDIHMUAR ME KRYERJEN E SHËRBIMEVE JASHTË SHTËPIE PENSIONISTËT KRYEFAMILJARË, TË CILËT S’I KANË FËMIJËT NË TË NJËJTIN QYTET, PO HYN NË FUNKSION PJESË-PJESË

? NDËRKOHË:

Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.

Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.

? KJO ËSHTË SHQIPËRIA E NJERËZVE QË PUNOJNË PËR NJERËZIT DHE QË NDRYSHE NGA MUA, NUK I SHIHNI NË TELEVIZOR A NË MEDIAT SOCIALE

#RESPEKT?