MENU
klinika

Kryeministri sjell dy shembuj nga Italia

Rama: Duhet të shmangim me çdo kusht katastrofën humanitare

19.03.2020 - 10:40

Kryeministri Edi Rama ka sjellë dy shembuj nga Italia fqinje për të treguar si po veprohet me përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Lodi dhe Bergamo janë dy zona fqinje në Italinë e veriut. Në Lodi masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars. Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në Lodi, ndërsa në Bergamo ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe dallimi mes numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në dy zonat fqinje është tronditës. Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë italiane, që transportonte mbrëmë nga Bergamo drejt 12 zonave të tjera të Italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave”, shkruan Rama në Facebook.

Rama thotë se “ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh ne Bergamo dhe në zonat e veriut të Italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunjë, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese!”

“Durim, durim, durim! nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!” mbyll postimin Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”