MENU
klinika

"Luftën nuk e solla unë"

Rama: Mua më ra të bëj rolin e babait, kjo mortje kërcënon…

28.03.2020 - 14:41

Kryeministri i vendit Edi Rama në një komunikim në Facebook bëri me dije se ai nuk është i kënaqur me të gjitha masat shtrenguese të ndërmarra në luftë me koronavirusin, por kjo është e vetmja mundësi për të shpëtuar nga “kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni”, sic tha ai.

Rama shtoi se këtë luftë nuk e solli ai, por atij i ka rënë të bëjë rolin e babait.

“Mua më ra për hise tua them, e di që po bëj gjëra që nuk ka se si t’ju gëzojnë, kur bëj rolin e babait po si mendoni ju që më pëlqejnë mua këto masa shtrënguese? Më pëlqejnë mua shifrat e papunësisë? Cdo ditë e më shumë njerëz me një hall më të madh. Më pëlqen të mbyll shkolla e biznese e të rri t’ju tregoj cdo ditë se kush lëviz e kush ndëshkohet po lëvizi, apo me shumëkënd që kritikon këtu sikur ja solla unë luftën, sikur unë rri në një shpellë prej floriri dhe analizoj. Unë ju tremb ju se ju them të ruheni?

Të mbroni veten nga kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni? Nuk e shihni ju cfarë po ndodh, jo më shume larg, po në Itali? Vuajnë qindra mijëra shqiptarë atje. Ushtria amerikane nxori autokolona, me makina të blinduara që njerëzit të mbyllen breda, në këtë luftë as Amerika ska ilac tjetër vec mbylljes brenda, s’kam trrugë tjetër vecse të shpëtoj jetën e familjarëve tanë”,- tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra