MENU
klinika

La Liga, Java 26

Real Madrid mposht Barçën dhe merr kryesimin

01.03.2020 - 22:53

Në “Santiago Bernabeu” është dhuruar spektakli i radhës në fuboll, ku Real Madrid mposht Barcelonën në “El Clasico”, duke fituar 2-0 dhe me këtë rezultat merr edhe kryesimin në La Liga.

Edhe pse pjesa e parë ka përfunduar pa gola, kishte shumë raste, sidomos Barcelona. Griezmann, Messi dhe Arthur humbën tre raste ideale goli, ndërsa në krahun tjetër Vinicius dhe Kroos mund të kishin ndëshkuar miqtë.

Pjesa e dytë ka nisur me një seri sulmesh të vendasve, teksa duhej mrekullia e ter Stegen për të pritur gjuajtjen e Isco-s. Më pas Benzema humbi një tjetër rast të artë. Barcelona deri në 65’ nuk krijoi asnjë aksion.

Për të ardhur në minutën e 71’, kur Vinicus shpërthen bukur në krahun e majtë dhe pas një devijimi të vogël të Pique, gjen cepin e portës për 1-0. Messi në hije në pjesën e dytë, madje ndëshkohet edhe me karton të verdhë. Real Madrid shënon golin e dytë në fund me Marianos dhe vulos fitoren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN