22.03.2020 - 13:42
Pas kësaj recete do të bindeni se të bësh crackers vetë, qenka më mirë sesa të blesh ato të gatshmet në dyqan.
INGREDIENTËT
- 120 gram djathë çedar i grirë në rende
- 80 gram miell
- 35 gram gjalpë (i prerë në copa të vogla)
- ¼ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji trumzë
- 1/4 lugë çaji piper të zi
- 3-4 lugë gjelle ujë të ftohtë
UDHËZIMET
- Në një mikser kombinoni djathin e grirë, miellin, gjalpin, kripën, erëzat e mbetura dhe i përzieni për disa sekonda të gjitha bashkë.
- Gradualisht shtoni edhe nga 1 lugë gjelle ujë.
- Kur brumi të jetë mbledhur disi e hiqni nga mikseri dhe e vendosni në tavolinën e punës.
- Hapeni brumin me duar dhe ngjesheni njëkohësisht,
- E mbështillini me një qese kuzhine dhe e lini në friforifer 30 minuta, për t’u forcuar gjithnjë e më tepër.
- Hapeni sërish petën në tavolinën e punës.
- Filloni e prisni crackersat me format e deshiruara.
- I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
- Pasi i keni radhitur të gjitha njëra pas tjetrës, i fusni në furrë të piqen për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.
- I lini të ftohen pak dhe më pas mund t’i shijoni!