MENU
klinika

"Receta e mamit"

‘Red velvet’, një recetë dashurie!

15.03.2020 - 13:20
  • Persona: 6
  •  Koha e përgatitjes: 15 minuta 
  • Koha e gatimit: 30 minuta
E kuqe si ngjyra e dashurisë, joshëse si vetë kjo ndjenjë!

INGREDIENTËT

  • 125 gr gjalpë
  • 300 gr sheqer pluhur
  • 125 gr krem djathi
  • 250 ml dhallë
  • 1 filxhan e gjysmë me vaj luledielli
  • 2 vezë
  • 1 lugë çaji uthull
  • 2 1/2 filxhanë miell
  • 2 filxhanë sheqer
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1/2 lugë kafe sodë buke
  • 1/2 lugë çaji bojë ushqimore (të kuqe)

UDHËZIMET

  1. Në një enë shtoni vezët dhe vajin. Trazojini mirë dhe shtoni dhallin.
  2. Shtoni uthullën, miellin, sheqerin, kakaon, kripën, sodën e bukës dhe bojë të kuqe ushqimore. I përzieni mirë.
  3. E kaloni masën në një enë specifike. E fusni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë.
  4. Më pas e nxirrni dhe do e ndani me kujdes në 3 feta rrumbullake.
  5. Në një enë shtoni gjalpin, sheqerin pluhur, kremin e djathit dhe i përzieni mirë me një rrahës elektrik.
  6. Në një tavë, shtroni një shtresë nga brumi velvet. Sipër e lyeni me masën e kremit të djathit.
  7. Përsëriteni këtë tri herë dhe në fund e lyeni sërish me krem djathi.
  8. E fusni në frigorifer për disa orë të ftohet dhe në fund shijojeni!