MENU
klinika

Rrëfimi i Sonila Meços

Rrezikoi vendin e punës për të ftuar këta personazhe në emision

02.03.2020 - 09:16

Sonila Meço ka folur për vështirësitë e të qenit gazetare dhe të punuarit në televizion.

E ftuar në emisionin “Why Not”, gazetarja ka treguar rastet kur ka rrezikuar vendin e punës për të ftuar personazhe për të cilët nuk kanë qenë dakord drejtuesit e saj.

Ajo madje shprehet se në njërin rast çmimi është paguar me largimin e drejtorit të informacionit dhe madje ka marrë parasysh edhe faktin që mund të largohet vetë.

Po përse e ka bërë kur rrezikonte vendin e punës?

Epo sipas Sonilës, zëri i tyre ka qenë i rëndësishëm në atë moment për t’u dëgjuar.

Roza Lati: Je censuruar ndonjëherë për emisionet e tua apo me ndonjë të ftuar që mund të kesh hasur probleme, nuk ta kanë dashur politikat e televizionit, si ia ke bërë në këto raste?

Sonila Meço: Patjetër. Unë kam pasur të ftuar që ka qenë i rëndësishëm për momentin për të cilin pronarët, drejtuesit, linjat editoriale të televizionit nuk kanë qenë dakord, unë sërish e kam marrë. Është paguar ky çmim edhe me largimin e drejtorit të informacionit të asaj kohe nga televizioni. E kam marrë edhe me çmimin që unë mund të largohem. Ti nuk do ta besosh dot, por kanë qenë figura të një niveli jashtëzakonisht të lartë dhe përfaqësues ndërkombëtarë në Shqipëri të cilët kishin krijuar një konflikt të pa dëshiruar me drejtuesit e televizionit dhe ishin jo të mirëpritur në televizion, por unë i kam marrë jo për t’i bërë sfidë televizionit por sepse zëri i tyre ka qenë i rëndësishëm në atë moment për të dëgjuar opinionin e tyre.