MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë e ftohtë kapreze me pastat tuaja të preferuara

20.03.2020 - 18:29

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 6 persona
E thjeshtë për t’u bërë, plot shije të mirë!

INGREDIENTËT

  • Për salcën e sallatës:
  • ½ filxhan me uthull balsamike
  • ½ filxhan me vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Pak kripë, piper
  • 3 thelpi hudhra të grimcuara
  • Për sallatën:
  • 1 pako pasta penne ose farfalle
  • 6-7 domate qershi të ndara përgjysmë
  • ½ qepë e kuqe e prerë në rrathë të vegjël
  • 12 toptha mozzarella
  • Borzilok i freskët

UDHËZIMET

  1. Filloni duke përgatitur salcën. Mjafton në një tas të kombinoni të gjithë përbërësit e saj dhe t’i trazoni mirë.
  2. E lini për 10 minuta mënjanë në frigorifer.
  3. Ndërkohë në një tenxhere me ujë e kripë zieni pastat si zakonisht.
  4. Në një tas të madh shtoni pastat e kulluara, domatet e ndara përgjysmë, qepën, borzilokun.
  5. Tani shtoni salcën dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë.
  6. Shtoni edhe topthat e mozzarellës.
  7. I lini në frigorifer për 20 minuta, para se ta shijoni sallatën. Ju bëftë mirë!