MENU
klinika

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët

Serbia mbyll kufijtë

20.03.2020 - 14:51

Nga dita e sotme, Serbia ka mbyllur kufijtë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Jashtme shqiptare, e cila i sjell në vëmendje shtetasit shqiptarë që askush nuk do të lejohet të hyjë në territorin serb.

“Në vëmendje të shtetasve shqiptarë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga data 20 mars 2020, autoritetet serbe kanë informuar mbylljen e kufijve të territorit të Serbisë, me qëllim evitimin e përhapjes së virusit Covid-19. Për pasojë, shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Serbi”, informon ministria.

Gjithashtu, MEPJ informon se autoritetet sllovene nuk do të lejojnë hyrjen në Slloveni për 30 ditët e ardhshme, të shtetasve të vendeve të tjera, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Slloveni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbyllen vendkalimet kufitare

Koronavirus/ Serbia shtrëngon masat

‘’Kush ka për të marrë rrogën në fund të muajit…’’

Rama: Jam zgjedhur për të mbajtur barrën më të rëndë në familje…


Interesim minimal i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit

Shkarkimi i kryetarëve në veri të Kosovës/ Vota me “pikatore”!

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën