18.03.2020 - 16:43
Receta për: 4 persona
Shakshuka ka shumë versione si mund të përgatitet, por ky opsioni sot është padyshim shumë i rekomanduar për këto kohë, ku edhe pse rrimë në shtëpi, nuk duam të shtojmë asnjë kilogramë.
INGREDIENTËT
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 4 vezë të mëdha
- 3 tufa me kale ose spinaq
- 1 presh i prerë në copa të vogla
- 1 filxhan me bizele të ngrira
- 2 thelpi hudhra të grimcuara
- Disa gjethe mente
- 1 filxhan kafe me kos grek
- 1 lugë gjelle lëng lime
- 1 lugë çaji fara kumini
- Opsionale: disa feta avokado për dekor
UDHËZIMET
- Në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat dhe farat e kuminit. I përzieni vazhdimisht.
- Shtoni preshin, bizelet, spinaqin dhe gjethet e mentes. I lini për gati 5 minuta derisa të fishken. I marinoni me kripë e piper.
- Ngadalë uleni nxehtësinë dhe shtoni në tigan kosin.
- I përzieni mirë. Duke përdorur një lugë, krijoni 4 pika të shtypura ku do të thyeni vezët.
- Tek secila vezë shtoni pak kripë dhe piper.
- I vini kapakun dhe i lini për 5 minuta në zjarr.
- Sapo ta shikoni që vezët janë mpiksur, shtoni sipër shakshukës pak erëza të freskëta dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!