14.03.2020 - 11:51
Pas Daniele Ruganit dhe Manolo Gabbiadinit, janë të paktën edhe dy futbollistë të tjerë nga Serie A të prekur nga Coronavirusi, të konfirmuar nga stafet mjekësore.
Së fundmi Covid-19 është “parkuar” edhe në klubin e Fiorentinës. Dy lojtarë dhe fizioterapisti kanë shfaqur simptomat e Covid-19 dhe më pas u janë nënshtruar testeve, që kanë dalë pozitive.
German Pezzella dhe Patrick Cutrone janë infektuar me virusin e rrezikshëm, ndërkohë që edhe fizioterpasiti i ekipit, Stefano Danieli ka shfaqur simptomat e njëjta. Të tre janë karantinuar të veçuar nga çdo person tjetër dhe po marrin asistencën e nevojshme nga mjekët. Gjendja shëndetësore e tyre shfaqet e mirë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pandemia, thirrja e yllit portugez
Mesazhi njerëzor i Cristiano Ronaldos për botën
Preket nga COVID-19
Futbollisti i infektuar, Juventus në karantinë
Pas rastit të Daniele Ruganit