MENU
klinika

Nga tërheqja e blloqeve tek marrja e shërbimeve...

Si duhet të veprojnë bizneset pas mbylljes së sportelit të Tatimeve?

17.03.2020 - 08:33

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk do të ofrohen në sportelet dhe zyrat e Shërbimit për Tatimpaguesit për shkak të masave të sigurisë për mos përhapjen e koronavirusit.

Bizneset kanë shprehur shqetësimin se për vazhdimësinë e aktivitetit të tyre do duhet të marrin blloqe faturash. Tatimet kanë sqaruar se subjektet, që kërkojnë të pajisen me bllokun e faturave tatimore do të mund ta tërheqin atë nga data 17 mars pranë zyrave rajonale të administratës tatimore, me të njëjtën procedure si edhe më parë.

Alketa Çabej përfaqësuese e Drejtorisë Ligjore dhe Teknike në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve sqaroi për “Monitor” se pavarësisht masave që janë marë për luftën ndaj koronavirusit, administrata tatimore do të ketë punonjës të saj që do u shërbejnë nevojave të bizneseve për blloqe të faturave tatimore.

“Edhe pse shumë prej shërbimeve në organet tatimore mund të bëhen dhe sugjerohet që të bëhen online përmes platformave dixhitale e-Albania apo edhe e-filing, sërish për marrjen fizike të blloqeve tatimore të njohura nga gjithë biznesi, si blloqet e faturave të TVSH-së, do të ketë punonjës së administratës tatimore që do të shërbejnë për plotësimin e kërkesave të këtij lloji.

Bizneset në periudha të zakonshme gjithmonë mbajnë rezervë blloqe TVSH-je, megjithatë për shkak të gjendjes së pazakontë të gjithë ata që do të duan të vazhdojnë të tërheqin fizikisht blloqet e faturave tatimore, mund të realizojnë këtë me paraqitjen fizike të tyre apo përfaqësuesve të tyre tek zyrat e drejtorive rajonanale tatimore, siç ka ndodhur më parë ”, u shpreh Çabej.

Për ofrimin e shërbimeve, si tërheqja e vërtetimeve, administrate tatimore njoftoi se ato do të kryhen vetëm përmes platformës elekronike e-Albania. Për shërbime të tjera gjithashtu, biznesi mund të përdorë llogarinë e deklarimit elektronik e-filing./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Impakti i koronavirus në biznes

Apple raporton shitje dhe fitime rekord

Masat e Kinës për të mbrojtur bizneset

Barrierë për ekonominë/ Hong Kong ndan 15 mld dollarë


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!