OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) ka bërë një ekzaminim fillestar të masave të menjëhershme që duhet të merren për të parandaluar që pandemia të rezultojë në një krizë punësimi.
Mbështetja e menjëhershme e të ardhurave të qytetarëve, parandalimi i mbylljes së bizneseve të rënduara nga kostot e pagave dhe shpresa se pandemia e shkaktuar nga koronavirusi do të përfundojë shpejt, janë cështjet kryesore për momentin në të gjithë botën.
“Ne nuk kemi vizibilitet të plotë se sa do të zgjasë kjo krizë dhe si do të zhvillohet”, shpjegon për Wired Andrea Garnero, ekonomist i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) i cili redaktoi një studim ekipi mbi opsionet e qeverisë për të mos fudosur ekonominë në këto javë urgjence shëndetësore. “Ka të paktën dy skenarë, thotë ai . Në rastin më të mirë, epidemia mund të largohet shpejt; për ekonominë do të ishte një goditje e mirë, por e përkohshme. Por nëse gjërat shkojnë keq, mund të zgjasë një kohë të gjatë, me mbyllje që do të vazhdojë me muaj”.
Sido që të jetë fundi, tani duhet të bëhet dicka sa më shpejt për të shmangur që rënia e konsumit të përkthehet në shkrutime vendesh pune. Për këtë arsye, OECD ka rishikuar “shigjetat” që qeveritë do të jenë në gjendje të qëllojnë kundër virusit. “Për momentin është e nevojshme të kuptohen përgjigjet e menjëhershme, më pas do të duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë në një afat të mesëm,” shpjegon ekonomisti.
45% e vendeve mbështesin prindërit: leje dhe pagesa
Përqindje që do të duhet të ribalancohen në të ardhmen e afërt sepse lista e blerjeve për të shmangur pandeminë ekonomiko-financiare është e gjerë dhe e shtrenjtë. “Do të jetë një angazhim i rëndësishëm, do të duhen disa miliardë,” thotë Garnero. Vendet e ndryshme të OECD, shpjegon ekonomisti, këto ditë “po lëvizin në një mënyrë mjaft të koordinuar edhe pse pa e koordinuar veten e tyre. Masat që merren janë shumë të ngjashme: 90% e shteteve mbështesin likuiditetin e NVM; 75% ndërmorrën masa për të ardhurat e punëtorëve; 60% kanë prezantuar ose zgjatur pushimet”.
Pastaj ka edhe vende që kanë zbatuar rregulla për të ndihmuar ata që janë të sëmurë me leje mjëksore dhe 45% e qeverive të OECD kanë ndërmarrë masa që prindërit të vazhdojnë të paguhen edhe me shkolla të mbyllura: leje prindërore dhe pagesa për babysitter. 30% e vendeve kanë zgjedhur gjithashtu të ndihmojnë ata që janë në vështirësi strehimi duke aktivizuar pezullimin e dëbimeve dhe të bllokimit të pasurive të paluajtshme.
“Franca dhe Italia dallohen për mungesën e fenomenit të pushimit nga puna, ekzistojnë vetëm dy vende: është një rregull – thotë Garnero – që ka kuptim për të siguruar punëtorët dhe për të shmangur sjelljen oportuniste të sipërmarrësve”.(WIRED)