MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të përgatisni salcën hummus, lezetin e tryezës në Lindjen e Mesme!

15.03.2020 - 13:28

Kur flasim për kuzhinën arabike, si mund të lëmë pa përmendur salcën hummus? Qiqrat janë ylli i kësaj recete të famshme në mbarë botën, por me origjinë nga Lindja e Mesme.

Qiqrat janë të pasura në proteina, fibra dhe në më shumë se 10 mikronutrientë, të cilat mbajnë flokët dhe lëkurën tonë të shëndetshme. Kjo shpejgon më së miri edhe bukurinë hyjnore të grave arabe, që kurdoherë na kanë tërhequr vëmendjen me përkujdesjen e tyre ndaj vetes apo me veshjet lozonjare.

Përbërësit:

  • 400 gram qiqra
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 limon
  • 1 lugë gjelle tahini
  • Vaj ulliri ekstra të virgjër

Udhëzime:

  • Qiqrat i vendosni në një procesor ushqimi. Shtoni hudhrën, tahinin, lëngun e limont dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.
  • I shtoni pak kripë dhe e trazoni hummusin derisa të krijohet një salcë homogjene.
  • Përdorni një spatul gome dhe e servirni salcën në një pjatë. Nëse dëshironi mund t’i shtoni akoma më shumë lëng limoni.