Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije se sot ndërpriten fluturimet dhe lundrimet Shqipëri- Itali dhe anasjelltas.
Ajo bën me dije se nëse Italia kërkon që të tërheqë qytetarë me nënshtetësi italiane apo nënshtetësi të tjera nga Shqipëria atëhere duhet të dërgojë avionë apo tragete bosh.
“Avioni i fundit i AlItalias është ulur sot në 10:30 me 64 pasagjerë të cilët kanë kaluar dhe janë regjistruar nga grupet e Ministrisë së Shëndetësisë në Rinas për t’u kontrolluar dhe pas kërkimit që të vetëkarantinohen. Avioni tjetër është nisur në orën 11:30 ai i AlItalia nga Roma dhe këtu ndërpriten të gjitha fluturimet.
Një shqetësim që na është shfaqur nga ambasada apo autoritetet italiane. Në rastet kur Italia do të tërheqë shtetasit e saj do të jetë e mundur vetëm kur AlItalia të aksesojë Shqipërinë bosh, pa pasagjerë.
Nuk do të lejohen më pasagjerë nga Italia për në Shqipëri. Avionët bosh mund të marrin pasagjerët.
Bëjmë thirrje që kompanitë duhet të akomodojnë, si Austrian Airlines në Austri apo Air Albania në Shqipëri akomodoni me data të tjera ata që kanë prerë bileta blera.
Sa i përket transportit detar. Sot do të nisen tragetet e fundit Vlorë- Brindisi dhe Durrës- Bari me pasagjerët që kanë blerë bileta dhe janë për të udhëtuar sonte. Pas këtij itinerari ndërpritet çdo lundrim drejt Italisë.
Edhe në rastin e transportit detar vetëm anijet që vijnë bosh nga Italia qoftë që vijnë për pasagjerë me nënshtetësi italiane apo dhe të tjerë.”- tha Balluku.