MENU
klinika

SHBA humbet 1.6 milion vizitorë

Ndalimi i turistëve kinezë do të godasë ekonominë botërore

09.02.2020 - 17:33

Viti 2020 pritej të sillte një rritje të madhe të udhëtimeve nga Kina, falë përmirësimit të perspektivës tregtare dhe stabilizimit të ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Koronavirusi dhe ndalimi i fluturimeve në Kinë, kanë ndryshuar në mënyrë dramatike këto pritshmëri dhe pasojat për ekonominë botërore priten të jenë të mëdha. Analistët e Oxford Economics parashikojnë se Shtetet e Bashkuara do të humbasin 1.6 milionë vizitorë nga Kina këtë vit.

Kjo përbën një humbje të mëdha për metropole si Neë Yorku, San Fransisco dhe Los Angeles, që kanë përfituar prej kohësh nga rritja e turizmit në Kinë. Pavarësisht rënies me thuajse 5% të udhëtimeve kineze drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 2019 si pasojë e luftës tregtare, kinezët përbëjnë ende burimin e 3 më të madh të udhëtimit në vend.

Kinezët janë gjithashtu shpenzuesit më të mëdhenj, me një mesatare prej 6,500 dollarë, krahasuar me 4,000 dollarë që shpenzojnë turistët e tjerë të huaj në SHBA. Pa turistët kinezë, qeveritë në Korenë e Jugut, Japoni dhe Tajlandë, po përgatiten për një rënie të madhe të kërkesës për udhëtime, hotele, ushqime dhe pije. Në dy vitet e fundit, ekonomitë në zhvillim në Azi kanë investuar shumë për t’i ofruar udhëtime dhe hotele turistëve kinezë.

Hilton, Marriot dhe Hyatt kanë ndërtuar hotele të reja për të përfituar nga kjo rritje. Tajlanda regjistroi 10.5 milionë turistë kinezë në 2018-ën dhe shpenzimet e tyre ishin ekuivalentë me 11% të PBB të vendit. Analistët vlerësojnë se rënia e vizitorëve kinezë do të sjellë humbjen e 4 milionë prenotimeve në hotele gjatë 2020 në SHBA.

Ekonomia europiane do të pësojë sfida gjithashtu, pasi është bërë një destinacion popullor për udhëtuesit kinezë. Në gjysmën e parë të vitit 2019, kishte 3 milionë vizita nga turistë kinezë në shtetet europiane, në rritje me 7.4% nga viti i kaluar. Megjithatë, ekspertët thonë se situate pritet të kthehet në normalitet, menjëherë sa të kontrollohet virusi dhe të hiqen barrierat e fluturimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodh me 'fabrikën e botës'?

BBC/ Rritet presioni për të rihapur fabrikat

Ç'po ndodh me naftën?

Coronavirus/ Bie kërkesa globale