MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supë me thjerrëza dhe perime, e pasur në vlera ushqyese!

20.03.2020 - 18:26

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 40 minuta

Receta për: 6 persona
Nëse i keni qejf thjerrëzat, atëherë kjo recetë është për ju!

INGREDIENTËT

  • 2 filxhanë me thjerrëza
  • 5 gota me lëng perimesh
  • 2 karota të prera në copa të vogla
  • ½ tufë spinaq
  • 1 presh i prerë në kubik
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 2 degë trumzë të copëtuar
  • 1 gjethe dafinë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper të zi
  • 1 lugë gjelle majdanoz i freskët
  • Limon ose lime për servirje

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere me pak vaj skuqni preshin për 4-5 minuta.
  2. Shtoni hudhrën dhe i përzieni për 1 minutë.
  3. Shtoni thjerrëzat, karotën, lëngun e perimeve, trumzën dhe gjethen e dafinës.
  4. I vini kapakun dhe i lini në zjarr për 25-30 minuta.
  5. Tani i shtoni spinaqin e copëtuar dhe e lini për 6-8 minuta.
  6. Kur ta shikoni që supa është bërë, hiqni trumzën dhe gjethen e dafinës.
  7. Shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz sipër dhe disa feta limoni anash për t’i dhënë më tepër shije. Ju bëftë mirë!