MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë me pulë, kos dhe hudhra

18.03.2020 - 16:49

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 4 persona
Do të lëpini gishtat, e sigurt!

INGREDIENTËT

  • 800 gr mish pule
  • 500 ml lëng pule
  • 4 kokrra vezë
  • 4 lugë gjelle miell
  • 1 litër kos
  • 6 thelpinj hudhra
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi
  • 1 lugë kafe piper i kuq

UDHËZIMET

  1. Pasi t’i kemi larë dhe tharë mirë copat e mishit të pulës i kaurdisim me pak yndyrë sa të zverdhen pak. Më pas shtojmë 500 ml ujë dhe e lemë mishin të ziejë për 20 minuta.
  2. Në një tenxhere kaurdisim me yndyrën e mbetur 4 lugë miell. Sa të shohim që mielli fillon të ziejë pa i dhënë ngjyrë, e shuajmë me lëngun e mishit dhe e largojmë nga zjarri duke shtuar gradualisht kosin dhe duke e trazuar me tel dore.
  3. Grijmë hudhrat imët dhe i shtojmë në kos. Rrahim më pas vezët, i shtojmë tek kosi me miell dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.
  4. Vendosim thelat e mishit në një tavë, shtojmë kosin duke i mbuluar copat e mishit. Shkrijmë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq dhe spërkasim sipërfaqen e tavës.
  5. E vendosim më pas mishin e pulës me kos dhe hudhra në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.