MENU
klinika

Rrëfimi i Elsës

Të përjetosh një krizë epilepsie…

01.03.2020 - 17:23

Ju lutem mos më vendosni asgjë në gojën që të mos kafshoj gjuhën! Elsa tregon si ndihet gjatë një krize epilepsie.

Dënim i pashmangshëm . Ndodh çdo herë që jam gati të përjetoj një krizë. Ajo vjen thellë brenda trupit tim , dhe është shumë e vështirë të përshkruhet.

Nuk është ankth ose shqetësim por më shumë si ndjenja se diçka e keqe do të ndodhë. Nuk ka tunele apo ngjyra të ndritshme. Asnjë peshë e rëndë në gjoks, as gulçim. Fizikisht, unë mund ta krahasoj ndjesinë qartë që kur isha në një shkollë infermierie.

Në klasën e anatomisë na u desh të disektonim (hapnim)  bretkosat, dhe meqë ata ishin akoma gjallë, së pari duhej t’i bënim ato të mos lëviznin. Unë ende mendoj për ato bretkosat. Ndonjëherë unë ndjehem njësoj si ajo bretkosë duhet të ketë ndjerë kur një kanulë shpoi trurin duke dërguar një valë dridhje nëpër shpinë, duke i dhënë fund jetës së saj.

Ekziston gjithashtu një ndjenjë “déjà vu” që kam qenë në këtë vend përpara edhe kur nuk jam njohur me rrethinat aktuale. Një kohë e gjatë që më kujton se me të vërtetë kam qenë në këtë moment më parë, se secila krizë  është një mini-kthim që përfundimisht më kujton atë që po ndodh në të tashmen. Edhe kjo pamje grafike nuk ilustron vërtet mënyrën se si ndihen të gjithë njerëzit  kur kam një krië epilepsie. Sapo dal nga kjo gjendje , unë filloj detyrën të riorientoj veten në atë që bëja dhe ku po e bëja. Mundohem të kuptoj se sa kohë ka kaluar dhe nëse të tjerët kanë qenë dëshmitarë të krizës që kalova. Nëse shoh ato që unë i quaj «sy më të pastër», është një tregues i mirë që njerëzit më kanë parë, dhe përpiqem t’i ndihmoj ata të ndjehen më pak të frikësuar dhe të shqetësuar. Është e frikshme për mua që të kaloj një krizë, por nuk jam plotësisht e vetëdijshme, natyrisht. Sidoqoftë, shumë njerëz nuk dinë çfarë të bëjnë, dhe gjithmonë përpiqem t’i bëj ata sa më komode që të jetë e mundur pas faktit. Ka mite të shumta në lidhje me epilepsinë, dhe unë përpiqem të shpërndaj sa më shumë që mundem. Ju lutem mos vendosni diçka në gojën time që të mos kafshoj gjuhën , për shembull.

Pasi kaloj krizën , vlerësoj situatën përreth meje. Nëse jam jashtë në publik, kërkesa ime e menjëhershme është të kthehem në punë dhe të filloj “të veproj normalisht”, sikur asgjë të mos ketë ndodhur ndonjëherë. Nëse jam në shtëpi, pushoj. Është një model që është i njohur dhe befasues dhe kundërshton përshkrimin e vërtetë. Secili prej nesh ka mënyrën tonë unike të interpretimit të botës. Kjo eshte e imja.