MENU
klinika

Alarmi nga Koronavirusi

Vendimi, dy supersfida të Champions pa tifozë

09.03.2020 - 12:19

Përhapja gjithnjë e më shumë e Koronavirusit në Europë ka prekur edhe aktivitetet sportive, madje edhe Champions League. Pas lajmit se Barcelona dhe Napoli do të luajnë pa tifozë, vjen një tjetër njoftim zyrtar në lidhje më zhvillimin e një tjetër ndeshje të Champions.

Prefektura e Parisit ka njoftuar se ndeshja PSG-Borusia Dortmund do të luhet pa praninë e mbështetësve në ambientet e stadiumit. Ndeshja është e programuar të luhet pas dy ditësh dhe deri tani njoftimi ishte se do të zhvillohej me tifozë, por qeveria franceze ka marrë një tjetër vendim.

Franca është një nga vendet më të prekur nga koronavirusi në Europë dhe si masë për mospërhapjen e Covid-19 është njoftuar edhe zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sipas programit, luhen në Itali

Koronavirusi, Kombëtarja në hall me miqësoret

Pezullohen aktivitetet sportive

Koronavirusi ndal Champions dhe Formula 1