MENU
klinika

Urimi i Morenës për të ëmën e ndjerë

“Zot, përqafoje nënën time nga unë”

08.03.2020 - 14:58

Mamaja e saj është ndarë shumë vite më parë nga jeta, ndërsa Morena Taraku na ka treguar se i mungon çdo ditë e më shumë.

Sot, me rastin e festës së 8 marsit, edhe këngëtarja e ka bërë një urim për mamanë e ndjerë, duke na i mbushur sytë me lot.

Morena ka publikuar një foto të vjetër nga fëmijëria, teksa ka pozuar pranë të ëmës, ndërsa krahas postimeve shkruan fjalët më të ndjera për të.

“Urime 8 marsi! S’ka kush tjetër e zëvendëson vendin tënd në këtë ditë, pos teje, shoku besnik i jetës time ti o nënë! E bukura ka vetëm një emër dhe ajo je ti.”– shkruan këngëtarja.

“E ty Zot i dashur të kërkoj një nder… Mund ta përqafosh nënën time e t’i thuash që është nga unë… Atyre që sot ju mungon nëna në shtëpi, ikni dhe përqafoni babain, ashtu si e bëra unë gjithmonë.”- janë fjalët e ndjera të Morenës në një tjetër postim.