MENU
klinika

Dy reperët e njohur vijojnë të ndihmojnë

100 mijë maska mbrojtëse për të burgosurit

06.04.2020 - 11:28

Reperët e njohur, Jay Z dhe Meek Mill, vazhdojnë ende duke u ndihmuar njerëzve gjatë përhapjes së pandemisë coronavirus. Për të mbrojtur stafin dhe të burgosurit nga virusi vdekjeprurës, organizata e tyre dërgoi gati 100.000 maska kirurgjikale në burgjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Daily Mail.

Sëmundjet ngjitëse mund të përhapen shpejt në objektet korrektuese, sepse të burgosurit jetojnë me shumë persona dhe nuk janë në gjendje të praktikojnë distancën sociale.

Në mediat sociale, organizata e reperëve njoftoi se 40.000 maska ​​do të shkonin në Tennessee, 50.000 në ishullin Rikers, 5.000 në Parchman dhe tjerat në vende tjera.