MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kërminj të mbushur

12.04.2020 - 12:20

Ingredientët

  • 16 kërminj toke (“Elix Snail Farm”)
  • 200 gr gjalpë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1/2 kokërr lime
  • gjethe menteje
  • majdanoz
  • borzilok
  • kopër
  • galetë
  • kripë
  • piper
Përgatitja
  1. Shpëlajini disa herë me ujë të kripur. Ziejini për 10 minuta në një enë me ujë të kripur. Largojini nga guaska dhe vendosini në një tas.
  2. Vendosni gjalpin në një tas mesatar. Shtoni pak kripë dhe piper. Copëtoni mentenmajdanozinborzilokun, koprën dhe hudhrat. Shtojini te gjalpi. Shtoni lëngun e limes dhe pak lëkurë të grirë. Përziejini mirë.
  3. Shtoni pak kripë dhe piper te kërmijtë. Mbushni guaskat me përzierjen me gjapë dhe me kërminj.
  4. Vendosini në një tavë dhe spërkatini me pak galetë. Piqini në temperaturën 180 gradë Celcius për 3 minuta
  5. Shërbejini menjëherë.