MENU
klinika

Ku do ta shohim moderatoren?

Albana Osmani i rikthehet televizionit!

28.04.2020 - 07:51

Moderatorja e njohur, Albana Osmani pritet të kthehet në ekran shumë shpejt. Gjatë një interviste për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, ajo zbuloi lajmin e shumëpritur.

E pyetur nga moderatorja e programit të pasdites, Evi Reçi, nëse ka një projekt televiziv ku do ta shohim, Albana ka pohuar, duke shtuar se mund të jetë shumë pranë me Evin.

Nuk dihet ende se me cilin format do të rikthehet Albana, apo cili do të jetë orari në të cilin publiku do e ndjekë, por këtë pritet ta zbulojë vetë ajo në javët në vazhdim.

Kujtojmë se Albana ka një eksperiencë shumëvjeçare në ekranin e ‘Top Channel’ ku nisi rrugëtimin si moderatore e shumë spektakleve apo emisioneve të ndryshme.