MENU
klinika

Si ta dalloni?

Alergjia nga qumështi apo intoleranca e qumështit?

03.04.2020 - 18:06

Alergjia nga qumështi është një përgjigje anormale nga sistemi imunitar i trupit ndaj qumështit dhe produkteve që përmbajnë qumësht. Është një nga alergjitë më të zakonshme ushqimore tek fëmijët. Qumështi i lopës është shkaku i zakonshëm i alergjisë ndaj qumështit, por qumështi nga delet, dhitë, dhe gjitarët e tjerë gjithashtu mund të shkaktojë një reagim.

Një reaksion alergjik zakonisht ndodh menjëherë pasi ju ose fëmija konsumon qumësht. Shenjat dhe simptomat e alergjisë ndaj qumështit variojnë nga të buta në të rënda dhe mund të përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, të vjella, skuqje të trupit  dhe probleme të tretjes. Alergjia e qumështit gjithashtu mund të shkaktojë anafilaksi – një reagim i rëndë i trupit, kërcënues për jetën.

Shmangia e qumështit dhe produkteve të qumështit është trajtimi kryesor për alergjinë ndaj qumështit. Për fat të mirë, shumica e fëmijëve tejkalojnë alergjinë ndaj qumështit. Ata që nuk e tejkalojnë atë mund të duhet të vazhdojnë të shmangin produktet e qumështit.

Simptomat

Simptomat e alergjisë së qumështit, të cilat ndryshojnë nga personi në person, ndodhin disa minuta deri në disa orë pasi ju ose fëmija  pi qumësht ose ha produkte qumështi.

Shenjat dhe simptomat e menjëhershme të alergjisë ndaj qumështit mund të përfshijnë:

  • Urtikarie (skuqje dhe kruarje të lëkurës)
  • Ndjenjë kruajtje ose ndjesi shpimi gjilpërash rreth buzëve ose gojës
  • Enjtje e buzëve, gjuhës ose fytit
  • Kollitja ose gulçimi
  • Të vjella

Shenjat dhe simptomat që mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u zhvilluar përfshijnë:

  • Jashtëqitje  të lirshëm ose diarre, të cilat mund të përmbajnë gjak
  • Dhimbje barku
  • Rrjedhje  e hundës
  • Sy të përlotur

Alergjia nga qumështi apo intoleranca e qumështit?

Një alergji e vërtetë e qumështit ndryshon nga intoleranca e proteinave të qumështit dhe intoleranca e laktozës. Në  dallim nga alergjia ndaj qumështit, intoleranca nuk përfshin sistemin imunitar. Intoleranca e qumështit kërkon trajtim të ndryshëm nga alergjia e vërtetë e qumështit.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme të intolerancës së proteinave të qumështit ose intolerancës së laktozës përfshijnë probleme të tretjes, të tilla si përzjerje ,të vjella, gazra ose diarre, pas konsumimit të qumështit ose produkteve që përmbajnë qumësht.