MENU
klinika

Autoritetet masë shëndetësore

Anulohen pas 70 vjetësh, festivalet e Edinburgut!

01.04.2020 - 17:20

      Situata e krijuar njëherësh në botë, veç të tjerash, ka ngjallur shqetësim dhe pamundësi. “Fringe Edinburgh”, si dhe katër festivalet e mëdha kulturore në qytet, janë anuluar për këtë vit./Konica.al   

“Edinburgh International Festival and the Fringe”, festivali më i madh në botë për artin, nuk do të zhvillohet, kjo për herë të parë në më shumë se 70 vjet, sipas BBC.

“The Military Tattoo”, “Edinburgh Art Festival” dhe “Edinburgh International Book Festival”, janë anuluar, po ashtu.

kolana e librave

Këto pesë ngjarje të mëdha kulturore, tërheqin një audiencë prej rreth 4.4 milionë njerëzish, çdo gusht. Më shumë se 25,000 artistë, shkrimtarë dhe interpretues, nga 70 vende, marrin pjesë në 5,000 ngjarje në kryeqytetin Skocez, çdo vit.

Nicola Sturgeon tha se, anulimi ishte “shumë e rëndë, por vendimi i duhur”, ndërsa sekretarja për kulturën, Fiona Hyslop, tha se festivalet nuk do të zhvillohen.

“Por, pas marrjes së këtij vendimi të vështirë, të gjithë pjesëmarrësit e festivaleve, nga stafi deri te spektatorët, do të jenë plotësisht të përqëndruar mbi shtëndetin dhe mirëqenien e tyre”, – theksoi, Hyslop.