MENU
klinika

Inteligjenca articiale

Aplikacioni Google i kthen fotot tuaja në vepra arti

03.04.2020 - 17:23

Aplikacioni i Artit dhe Kulturës i Google tani do t’ju lejojë të shndërroni ndonjë nga fotot tuaja në një kryevepër.

Karakteristika e re, e quajtur “Art Transfer”, merr fotografinë tuaj dhe përdor inteligjencën artificiale për t’i dhënë asaj stilin e një vepre arti të famshme.

Përdoruesit mund të zgjedhin “dhjetëra” piktura të njohura dhe të huazojnë stilin e tyre për çdo imazh. Karakteristika mund të përdoret duke hapur mjetin, i cili ekziston si një mjet i veçantë për iOS dhe Android, dhe më pas duke zgjedhur menunë Kamera në fund. Aty duhet të jetë opsioni për Art Transfer, i cili do të hapë funksionin.

Google tha se ka punuar me institucione kulturore të tilla si Galeria Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar dhe Muzeu i Arteve MOA i Japonisë për t’i lejuar ata të kenë një larmi stilesh të ndryshme, duke përfshirë Van Gogh, Frida Kahlo, Edvard Munch ose Leonardo da Vinci.

Aplikacioni Google Arts & Culture u bë virale në vitin 2018, kur u dha njerëzve mundësinë që të përputhen me fotot e tyre me një vepër arti të famshme, duke i lejuar ata të gjejnë pamjet e tyre në pikturat klasike.