MENU
klinika

”Shpresojmë të shfrytëzojmë verën”

Balla: 400 milionë eurot që shkonit jashtë, shpenzojini këtu

21.04.2020 - 14:22

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në një lidhje live për ‘‘News24” shpreson që turizmi të hapet gjatë muajve qershor- korrik- gusht.

Ai bën thirrje shqiptarëve të tregojnë patriotizmin këtë vit në turizëm dhe të qëndrojnë në Shqipëri teksa çdo vit nga Shqipëria ikin 300- 400 milionë euro për pushime jashtë shtetit. Balla thotë se këto para do të ishin një ndihmesë e madhe për turizmin që është goditur nga tërmeti apo dhe nga bllokimi i COVID-19.

”Shfira prej 400 dollarësh e dhënë cash për ata që lufta i pamundësoi të shkojnë në punë., 400 dollarë për një vend si Shqipëria është shumë ndihmëse dhe padyshim me vende të tjera ku një pjesë janë ende në letër dhe nuk janë finalizuar. Ekonomia shqiptare është e bazuar në turizëm dhe unë shpresoj që të kemi mundësi që ajo që është pjesa e artë të shfrytëzojmë plotësisht Ne shqiptarët që ne patriotizmin e kemi në ADN ta bëjmë këtë vit. Të konsumojmë produkte bujqësore, apo fabrikave të birrës, verës, qumështit por edhe turzimit që kemi ngritur në 6 vitet e fundit 300- 400 milionë euro në vit harxhojnë shqiptarët për turizëm jashtë, nëse do i shpenzonim në Shqipëri do të ishte një ndihmë e madhe. ”- tha Balla.