MENU
klinika

Pezullimi i fondeve për OBSH

Bashkimi Europian kundërshton vendimin e Donald Trump

16.04.2020 - 08:15

Europa ka shprehur zhgënjimin nga vendimi i Donald Trump për të shkurtuar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.

Politikanët transmetuan keqardhjen e tyre pasi presidenti amerikan Trump tha se OBSH kishte “dështuar në detyrën e saj themelore” në lidhje me pandeminë COVID-19.

Shefi i politikës së jashtme të BE tha se ndien “keqardhje të thellë” për vendimin e SHBA-së dhe përsëriti se të punosh së bashku ishte strategjia më e mirë.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës u përgjigj në Twitter se “vendimi i SHBA për të pezulluar fondet e OBSH-së është një pengesë e madhe.

“Finlanda do të vazhdojë mbështetjen e saj dhe do të rrisë fondet e saj për organizatën këtë vit. Në këto kohë OBSH është më e nevojshme për të mposhtur koronavirusin.”

Hilde Vautmans, nga Hollanda, tha se vendimi i Trump ishte “i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm”.

SHBA është kontribuesi më i madh në botë në OBSH dhe ndërprerja e pagesave do të ndikojë në mënyrë disproporcionale në vendet në zhvillim.

Sulmi i Trump erdhi ndërsa numri i vdekjes në SHBA nga koronavirus ka shkuar rreth 26,000 njerëz, më e larta në botë. (euronews)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'E financuar nga SHBA, mbetet e përqendruar në Kinë"

Trump sulmon OBSH-në: Na dha rekomandim të gabuar për kufijtë